×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Këto janë 6 masat e reja të Qeverisë ndaj koronavirusit

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 11:18

    Zëvendeskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se masat janë marrë nga Qeveria për t’u përgatitur për përballje me rrezikun nga COVID-19.


    Ai përmes një postimi ka bërë të ditur gjashtë masat që janë më urgjente që institucione përkatëse do të ndërmarrin sot e nesër.

    “1. Materialet e domosdoshme shpërndahet nëpër qendrat mjekësore në të gjitha komunat, tek policia, doganierët, policët kufitarë dhe të gjitha shërbimet e tjera emergjente.

    2. Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes përgatisin objektet e nevojshme në rast nevoje për vendosjen personave të prekur.

    3. Hyrje-daljet e qytetarëve nga Kosova kontrollohen nga personeli shëndetësor.

    4. Bizneset luten të kryejnë punën e tyre me nder e përgjegjësi, të mos lëvizin çmimet, dhe institucionet përkatëse kryejnë kontrollet në terren (në markete, në farmaci dhe pika të tjera ku ofrohen materialet bazike) bazuar në kompetencat ligjore që kanë këto institucione në situata të tilla.

    5. Mediet publike dhe private luten të bëjnë punën e tyre me përgjegjësi dhe etikë gazetareske, duke kontribuar në informim të drejtë e të plotë të qytetarëve për masat që duhet marrë, por duke mos shkaktuar asnjë panik.

    6. Qytetarët të përcjellin situatën dhe të respektojnë plotësisht njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse.

    (këto udhëzime u janë dërguar institucioneve përgjegjëse)

    https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3116295455098454

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!