×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kjo Qeveri tregoi vendosmëri të madhe, morëm vendime strategjike jopopuliste

    Reporteri
    05 Shtator 2020 | 20:44

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria të cilën ai e udhëheqë, ka treguar vendosmëri të madhe në pikëpamjen e marrjes së vendimeve.


    Sipas tij, Qeveria Hoti ka marrë vendime strategjike jopopuliste për të hyrë në proces të dialogut dhe për të mbrojtur interesat e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se kanë hequr masat e reciprocitetit me kërkesën e aleatëve të ndërkombëtarë.

    “Na është kërku nga aleatët ndërkombëtarë, “Hiqni ato masa, jepni mundësi dialogut, ejani në tavolinë, askush nuk do të ju kërkojë që të bëni compromise që janë në dëm të shtetit të Kosoëvës” dhe unë kam hy në këtë process.”, ka thënë Hoti në televiozionin publik të Kosovës.

    Tutje Hoti ka shtuar se procesi i dialogut është evituar nga Qeveritë e kaluara. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!