Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar dy pika të planit evropian të pranuar dje nga Kurti e Vuçiqi në Bruksel, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Hoti thotë se pika 2 parasheh “kapërcimin e trashëgimisë së kaluar”.
Ndërkaq pika 4 thotë se “pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”.
“Të kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të?! “… pa paragjykuar …. çështjet e statusit”?!“, ka shkruar Hoti në Facebook.
Postimi i plotë:
Marrëveshja në preambulë përmban:
– Pika 2: “… për të kapërcyer trashëgiminë e të kaluarës”.
– Pika 4: “… pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”.
Të kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të?!
Pa paragjykuar çështjet e statusit?!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.