Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar se Kosova prej të hënës formalizon marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Izraelit, shkruan Reporteri.net.
Hoti ka thënë me këtë do të hapet një kapitull i ri i marrëdhënieve bilaterale mes dyja vendeve.
Tutje, Hoti ka thënë se ky është një sukses i Qeverisë së tij, falë angazhimit parimor dhe vendosmërisë për krijimin e lidhjeve të veçanta dhe partneritetit strategjik me SHBA-të.
“Republika e Kosovës prej të hënës formalizon marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Izraelit, duke hapur kështu një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale dhe duke përjetësuar miqësinë midis qytetarëve të të dyja vendeve.
Njohja nga Izraeli ndodhi me 4 shtator 2020, në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, pas zotimeve të firmosura në marrëveshjen e Washingtonit.
Ky është edhe një sukses i Qeverisë, fal angazhimit parimor dhe vendosmërisë për krijimin e lidhjeve të veçanta dhe partneritetit strategjik me SHBA-të.
Shtëpia nuk mbahet pa miq!”, ka shkruar Hoti. /Reporteri.net