×
  • Lajme
  • Lajme / 11 milionë euro për skemat sociale e pensionale

    Hoti kritikon Qeverinë Kurti, thotë se nuk po ndërmerr masa për të ulur çmimin e rrymës

    Reporteri
    10 Janar 2024 | 13:39

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë Kurti që sipas tij nuk po ndërmerr masa në parandalimin e rritjes së faturave të energjisë, shkruan Reporteri.net.

    Sot Qeveria ndau 11 milionë euro për familjet për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike, por siç thotë Hoti këto mjete nuk qëndrojnë tek ata, pasi ato shpërndahet tek KEDS-i dhe bizneset tjera.

    Sipas tij, ulja e çmimit të energjisë do të ishte veprim i duhur.

    Postimi i plotë i Hotit:

    Në vend se të ndërmarrë masa për parandalimin e rritjes së faturave të energjisë elektrike për familjet, siç ndodhi në dhjetor kur për shumë familje faturat u frynë tepër shumë, Qeveria ndan 11 milionë euro për familjet për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike.

    Kjo nuk është politikë. Këto mjete nuk qëndrojnë tek familjet. Me këtë veprim, paratë transferohen nga buxheti i shtetit tek KEDS-i dhe bizneset e tjera përmes familjeve.

    Ulja e çmimit të energjisë elektrike do ishte veprimi i duhur në këtë rast, pasi çmimi i energjisë në tregje ndërkombëtare ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!