×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti kritikon Vjosa Osmanin: Është për keqardhje kur nuk e respekton rendin shtëpiak

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 8:13

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se veprimet e Vjosa Osmanit janë për keqardhje sepse paraqitja e saj ka dëmtuar imazhin.


    Hoti i pyetur nëse ka hatërmbejtje me sjelljen e kryeparlamentares Osmani, e cila nuk e mbështeti mocionin e mosbesimit të inicuar nga LDK, ai tha se nuk është formë e të vepruarit të tij politik, por se sjellja e saj është për keqardhje.

    “Abstolutisht jo, asnjëherë s’kam pasur si formë të vepruarit politik, hatërmbejtje, është pak për keqardhje sjellja e saj, sepse e ka dëmtuar procesin si formë të paraqitjes, sepse ajo i ka paraprirë zgjedhjeve të fundit, gjithashtu është kryetare e Kuvendit nga LDK-ja. Është për keqardhe kur nuk e respekton rendin shtëpiak”, u shpreh Hoti në Pressing.

    Më tutje, Hoti theksoi se LDK-ja asnjëherë nuk përjashton njerëz nga partia, përkundrazi, sipas tij, LDK-ja është parti që ndërton struktura të nevojshme.

    ‘Nuk njihet LDK-ja si parti që përjashton njerëz nga partia, secili në LDK zgjedh rrugën e vet, Osmani ka zgjedhur të sajën”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!