×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kurti i ngriu raportet me Amerikën, tash janë përmirësuar

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 21:00

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se raporti i Parlamentit Evropian për “lajmet e rreme” është i ndërtuar mbi konspiracione.


    Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se Qeveria do të reagojë kundër këtij raporti i cili sipas tij ka autorë njerëz që nuk janë në linjë me vlerat e BE’së.

    “Komenti im është që ai raport është i ndërtuar për të pavërteta dhe mbi konspiracione të caktuara mbi momnte të caktuara gjatë kësaj periudhe dhe nuk meriton vëmendje. Shpresoj që Parlamenti Europian nuk do ta marrë parasysh. Nëse shihni autorët, ata nuk janë në linjë me vlerat e BE’së dhe kanë agjendat e tyre. Pres që në ditët e ardhshme të kemi reagim zyrtar dhe të ketë reagim nga BE’ja që të ketë reagim”, tha ai në Pressing.

    I pyetur rreth raportimeve për largimin eventual të trupat amerikane nga Kosova gjatë kohës së qeverisë Kurti, kryeministri Hoti nuk ka dashur të përgjigjet nëse kjo me të vërtetë.

    “Ajo është histori, ka pasur armiqësim të marrëdhënieve të Kosovës me SHBA, komunikim jo efektiv, për të mos thënë ndërprerje komplete”, tha Hoti.

    Kryeministri tha se qeveria e tij sapo erdhi në pushtet i përmirësoi raportet me Amerikën.

    “Në muajt kur ndodhen ndryshimet në qeverinë paraprake ka pasur ashpërsim të skajshëm të marrëdhënieve të shtetit të Kosovës me SHBA-të duke i ngri fondet MCC të cilat menjëherë pastaj u lëshuan. Pra filluan procedurat kur u formua qeveria”, tha Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!