Për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotin diskutimi për ushqimin në FSK është gjëja më absurde që mund të ndodhte në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas tij, një gjë e tillë është “degradim që i ka ndodh Ushtrisë së Kosovës, dhe krejt Kosovës gjatë këtij mandati”.
Hoti tha para deputetëve të opozitës së Kryeministri Kurti ngriti alarmin në vikend se ushtria serbe është afruar afër kufirit me Kosovën, ndërsa vetë ai bënte fushatë në Gjermani.
“E ngrit alarmin për një vend fqinj me tendenca armiqësore që po e ofron ushtrinë në kufirin me Kosovës, vet bën fushatë në Gjermani dhe Ushtrinë e ka pa ushqim. Kjo nuk ka më koment tjetër për situatën tragji-komike që është kriju këto ditë në Kosovë”, tha Hoti.
Gjithashtu deputeti i LDK-së tha se as nga Presidentja Vjosa Osmani s’ka pasur asnjë reagim lidhur me këtë, por që sipas tij e gjen të premteve ose të shtuneve të ftojë Ministrin Ejup Maqedonci dhe Komandatin e FSK-së, Bashkim Jasharin për diskutime.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.