Avdullah Hoti ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Thaçit, me të cilin ai e kishte mandatuar për kryeministër të ri të vendit.
Hoti ka thënë se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese duhet të pranohet nga të gjithë dhe pa asnjë kundërshtim, shkruan Reporteri.
Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të avancohet demokracia.
Në anën tjetër, Hoti ka thënë se kushdo që e shfrytëzon këtë kohë të masës së përkohshme për të degraduar institucionet ekzekutive të vendit, rrënimin e ekonomisë dhe përdorimin e pandemisë për të shkelur liritë tona themelore, do të zhgënjehet keq, siç po zhgënjehen çdo ditë përmes shpalljes së vendimeve të tyre kundër kushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Raeagimi i plotë:
Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese duhet të pranohet nga të gjithë, pa asnjë kundërshtim, me urtësinë dhe detyrimin që kemi ndaj vendimeve të këtij institucioni gardian të Kushtetutës. Vetëm kështu e avancojmë demokracinë tonë. Nuk ka rrugë të dytë.
Në anën tjetër, kushdo që e shfrytëzon këtë kohë të masës së PËRKOHSHME për të degraduar institucionet ekzekutive të vendit, rrënimin e ekonomisë dhe përdorimin e pandemisë për të shkelur liritë tona themelore, do të zhgënjehet keq, siç po zhgënjehen çdo ditë përmes shpalljes së vendimeve të tyre kundër kushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës, duke e zgjedhur një Qeveri të re në përputhje me Kushtetutën, nuk do të lejojë që qytetarët dhe institucionet të merren nëpër këmbë nga struktura politike pa legjitimitet.