×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti-Kurtit: Nëse do t’i zgjatej hunda sa herë që gënjen, do t’i zgjatej nga foltorja deri tek ulëset e opozitës

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 14:09

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për mashtrim pas debatit lidhur me marrëveshjen e Ohrit në Kuvendin e Kosovës.

    Hoti, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nëse njerëzve do t’u zgjatej hunda sa herë që gënjejnë, njërit, duke aluduar në Kurtin, do t’i zgjatej nga foltorja e Kuvendit tek ulëset e opozitës.

    “Nëse njerëzve do u zgjatej hunda sa herë që gënjejnë, njërit do i zgjatej nga foltorja e Kuvendit e deri tek ulëset e opozitës”, ka shkruar Hoti në facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!