Avdullah Hoti, nuk ka komentuar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas përfundimit të Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, Hoti është pyetur nga gazetarët për një koment lidhur me fitoren e Abdixhikut, por nuk ka pranuar të përgjigjet.

Kamerat kanë kapur momentin kur Hoti largohej nga ambientet ku u mbajt Kuvendi, ndërsa ai ka shmangur pyetjet e gazetarëve.

Reklamë

Abdixhiku u rikonfirmua në krye të LDK-së pas votimit të delegatëve, të cilët nuk e mbështetën kërkesën për shkarkimin e tij.