×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: LDK-ja do të rritet në zgjedhjet e ardhshme, nuk kam asnjë dyshim

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 8:33

    Avdullah Hoti, i cili  u propozua nga LDK-ja për kryeministër, ka komentuar hipotezat se drejtimi i qeverisë si parti e dytë do t’i bëj dëm LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.


    Hoti është shprehur i bindur se LDK-ja nuk do të ketë rënie në zgjedhjet pasuese. Madje ai tha se nuk ka dyshim që LDK-ja do të ketë rritje edhe më të madhe.

    “Nuk e kam asnjë dyshim në ngritjen e LDK-së”, dekaroi Hoti në T7.

    Tutje, Hoti ka pranuar se ka zyrtarë të LDK-së që nuk mendojnë kështu, por që tha se edhe ata do të binden nga qeverisja e mirë që do të bëhet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!