Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje, që ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të Amerikës, për të sjellur gamën e plotë të saj të prodhimeve financiare në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane, përmes një komunikate drejtuar mediave.
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja e nënshkruar sot derivon nga ajo e 4 shtatorit.
“Derivon nga marrëveshja e 4 shtatorit, të gjithë ata që e kanë kritiku po i shohin përfitimet. Duke filluar nga pika kufitare në Merdare ku janë thjeshtësuar procedurat. Kjo marrëveshje siguron financim për bizneset kosovare”, tha Hoti, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se kjo marrëveshja është arritje e madhe dhe hapë rrugë për nënshkrim të marrëveshjeve tjera. /Reporteri.net/.