×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti mbërrin në Maqedoni të Veriut, pritet me nderime shtetërore

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 15:01

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka arritur për vizitë zyrtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut.


    Ai atje u prit me nderime të larta shtetërore nga kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe fqinjësisë së mirë është përkushtimi jonë dhe nuk ka alternativë tjetër.

    Me rastin e kësaj vizite, kryeministri Hoti do të zhvillojë edhe takime tjera me liderë politikë në këtë vend.

    “Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, thuhet në njoftimin e kumtesën e kryeministrisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!