×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Me buxhetin e vitit 2021 nuk preket sektori publik

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 10:33
    Deputeti Avdullah Hoti

    Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ku u votua projektbuxheti për vitin 2021, u shpreh i kënaqur me të pasi që sipas tij e kthen ekonominë në gjendje më të mirë se në vitin 2019, kur ka qenë vit i zakonshëm i zhvillimeve ekonomike.


    “Është dakordu ky buxhet me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe kjo është shumë e rëndësishme për qëndrueshmërinë e buxhetit. Shpenzimet janë dukshëm më të larta se kanë qenë në 2019 dhe arrijnë në një vit në 2.4 miliardë euro. Nuk preket sektori publik, sepse dje ka qarkulluar një informacion i pasaktë, e keqinterpretuar, mirëmbahen të gjitha shpenzimet dhe numri i të punësuarve në sektorin publik, rriten shpenzimet kapitale në krahasim me 2019. Me këto balance, mund t’iu dalim ballë obligimeve buxhetore që kemi dhe shpenzimeve nëpër sektorë të ndryshëm”, tha ai.

    Ai tha se janë adresuar dy çëshje me rëndësi, sa i përket rekrutëve të rinj në FSK dhe specializantëve në MSH.

    Hoti ka treguar se janë marrë vendime edhe shtesat e zjarrfikësve dhe për komunitetin kulturor, artistik e sportiv.

    “Sot i kemi adresu çështjen e shtesave për zjarrfikësit, buxheti është nda dhe shkon nëpër komunat përkatëse. E dyta, kemi përcaktu kriteret për ndarjen e 5 milionë euro për komunitetin kulturor artistik dhe sportiv përmes MKRS-së, ministria shpejt nxjerr shpalljet dhe do shpërndahet kjo shumë si pjesë e pakos së rimëkëmbjes”, tha ai.

    Teksa tha se muaji nëntor është shpallur muaj i Anton Çetës si dhe se janë ndarë mjete për fushën e ndërmarrësisë.

    “Një vendim i rëndësishëm është shpallja e muajit nëntor, muaji i Anton Çetës, me një sërë aktivitetesh nga MKRS-ja. Gjithashtu pjesë të rimëkëmbjes ekonomike kemi miratu edhe kriteret për ndarjen e mjeteve për fushën e ndërmarrësisë dhe dakordimin dje që e kemi arritë për shtesat për personelin shëndetësor”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!