×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti merr pjesë në Samitin e Sofjes bashkë me Merkelin e Macronin

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 13:05
    Deputeti i LDK'së, Avdullah Hoti

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nesër do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes – Vendet e Ballkanit Perëndimor 6, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit.


    Tema e Samitit të Sofjes, është Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.

    Për shkak të pandemisë me Covid 19, takimi do të jetë virtual dhe Republika e Kosovës do të marrë pjesë mbi bazën e të barabartëve, njofton kryeministria.

    Në Samitin e Sofjes, do të marrin pjesë: Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!