Ish-ministri i Financave Avdullah Hoti ka shkruar lidhur me rënien e investimeve kapitale në Kosovë gjatë Qeverisë Kurti.
Hoti thotë se në vitin 2022 subvencionet dhe transferet janë rritur për +70%, kurse investimet kapitale janë zvogëluar për -21%.
Ish kryeministri thotë se nuk ka zhvillim ekonomik me subvencione e transfere dhe se rritja e subvencioneve dhe transfereve është shenjë varfërie.
“Ky raport do të duhej të ishte i kundërt. Kështu nuk zhvillohet ekonomia, por rritet varësia e qytetarëve nga skemat sociale. Asnjë ekonomi nuk është zhvilluar duke e shpenzuar 42% të buxhetit në subvencione, por duke shpenzuar më shumë në investime kapitale publike edhe private. Vetëm investimet e zhvillojnë ekonominë, pasi ato e rrisin kapacitetin prodhues”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.
Postimi i tij i plotë:
Mjerë për atë ekonomi ku rriten subvencionet e zvogëlohen investimet.
Shihni foton më poshtë. Në vitin 2022, krahasuar me vitin 2019:
– subvencionet dhe transferet janë rritur për +70%,
– investimet kapitale janë zvogëluar për -21%.
Nuk ka zhvillim ekonomik me subvencione e transfere. Rritja e subvencioneve dhe transfereve është shenjë varfërie.
Ja çfarë kanë bërë qeveritarët majtistë në vitin 2022:
– 41% të buxhetit e kanë shpenzuar në subvencione dhe transfere (më 2019 ka qenë 30%)
– 16% të buxhet e kanë shpenzuar për investime kapitale (më 2019 ka qenë 25%).
Ky raport do të duhej të ishte i kundërt. Kështu nuk zhvillohet ekonomia, por rritet varësia e qytetarëve nga skemat sociale. Asnjë ekonomi nuk është zhvilluar duke e shpenzuar 42% të buxhetit në subvencione, por duke shpenzuar më shumë në investime kapitale publike edhe private. Vetëm investimet e zhvillojnë ekonominë, pasi ato e rrisin kapacitetin prodhues.