Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në seancën e Kuvendit të Kosovës, me rend dite shqyrtimi i parë i Projektligjit të Buxhetit për vitin 2025 ka thënë se me qeverinë Kurti ndikimi në ekonomi ka qenë pothuajse zero, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Duhet ta shqyrtojmë si dokument të përkohshëm pasi jështë e qeveria e ardhshme do ta ndryshoj dhe kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme. Kryeministri u zgjat në foltore, por nuk i përmendi premtimet e dhëna në dokumentin bazik të qeverisë”, tha fillimisht Hoti.
Sipas tij, kjo ka ndodhur pasi është përkeqësuar struktura e buxhetit, pasi siç tha ai kanë ndërruar raportet mes subvencioneve dhe investimeve kapitale.
“Ndikimi në ekonomi dhe shoqëri është pothuajse zero. Është përkeqësuar struktura e buxhetit, kanë ndërruar raportet mes subvencioneve dhe investimeve kapitale. Subvencione mbahen familjet në nevojë por nuk zhvillohet ekonomia”
“Edhe ato investime kapitale që janë planifikuar nuk janë realizuar. Për mandatin 2021-2024 kanë qenë të planifikuara 3 miliardë euro, janë realizuar vetëm 1.2 miliardë euro”, tha ai para deputetëve.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.