×
  • Lajme
  • Lajme

    Pyetet për laborantin që u kap me ryshfet, Zemaj “ia bën me sy” Hotit që të përgjigjet

    Reporteri
    06 Janar 2021 | 12:36

    Personi që u kap në flagrancë nga Policia e Kosovës duke marrë ryshfet në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik sot u raportua se është Betim Selimi, vëllai i gruas së ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj.


    Për këtë çështje është pyetur sot edhe Ministri Zemaj, por i njëjti në një konferencë për media ka refuzuar të flasë për këtë temë, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur nga gazetarja për lidhjen me laborantin e IKSHPK-së, Zemaj nuk është përgjigjur, por në vend të tij fjalën e ka marrë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

    Zemaj me sy i ka dhënë sinjale Hotit që ai të ndërhyjë në përgjigje.

    “Besoj që ministri i ka dhënë sqarimet e nevojshme për këtë e sa për me ju siguru që kjo nuk ka me ndodh gjatë vaksinimit është kjo strategjia e imunizimit”, tha Hoti.

    Më 30 dhjetor, Policia kishte arrestuar një person nën dyshimin se ia kishte mundësuar një gruaje të kryente testin për COVID-19 pa pritur në radhë, në këmbim të 20 eurove.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!