×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Nuk gjeta as thika as harta, as nuk është shtruar si temë

    Reporteri
    05 Shtator 2020 | 20:17

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar dje në Uashington në mes të Kosovës dhe Serbisë është tejet e rëndësishme, duke shtuar se qëllimi final i tyre mbetet marrëveshja përfundimtare e cila parash njohjen reciproke pa prekur integritetin territorial.


    Hoti, në televizionin publik ka thënë se kjo marrëveshje është historike dhe synohet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

    Madje ka thënë se edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas dy a tri dite do të kuptojë që në këtë aspekt i ka gabim vlerësimet.

    “Nuk gjeta as harta as thika, as nuk është shtruar si temë. E vërteta është që ShBA-të jo që nuk kanë harta e thika por angazhohen për ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Historikisht Vetëvendosja ka qenë gabim, nëse kthehemi dhe i shikojmë në momente të tilla, edhe Vjosa Osmani është gabim dhe i duhen dy tri vite derisa ta sheh që është gabim”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!