×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti nuk takohet të dielën me Vuçiqin, shtyhet rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 13:52

    Dialogu Kosovë-Serbi,  i paraparë të niste të dielën është shtyrë për më 16 korrik.


    Lajmi fillimisht u konfirmuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili pas Samitit Virtual të Parisit tha se takimi mes tij dhe Hotit është shtyrë për të dielën.

    Vuçiq tha se biseda është e vështirë dhe se pala kosovare i vendosi ultimatume Serbisë, shkruan Reporteri.

    Ndërkaq kryeministri Hoti njoftoi se në takim ka shpalosur parimet kryesore mbi të cilat do të zhvillohej rifillimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

    Kreu i qeverisë së Kosovës ka prezantuar tri parimet kryesore, në të cilat thuhet se integriteti territorial i Kosovës është i pa cenueshëm dhe s’mund të jetë pjesë e negociatave, rendi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket dhe se marrëveshja finale me Serbinë duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!