×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti niset për në Shtëpinë e Bardhë: Do të diskutojmë vetëm për njohje

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 15:40

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para takimit me palën serbe, ka thënë pritjet i ka pozitive nga takimet që ka zhvilluar deri tani në SHBA.


    Hoti ka përsëritur edhe një herë se temë e diskutimeve do të jenë marrëveshjet për zhvillim ekonomik, shkruan Reporteri.

    “Sot filluam me shumë pozitivitet takimin në Shtëpinë e Bardhë, diskutuam projektet e zhvillimit ekonomik mes të dyja vendeve. Pritjet i kemi jashtëzakonisht pozitive. Asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë përveç se për njohje reciproke. Unë besoj që marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik është një hap më afër normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve me Serbinë dhe që është vetë njohja reciproke”, ka thënë ai.

    Kujtojmë se, ky është takimi i dytë i thirrur nga Uashingtoni. Një takim i planifikuar më 27 qershor, ishte anuluar pak ditë para mbajtjes, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.

    Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik, 20 muaj pasi ishte ndërprerë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!