×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti paralajmëroi ndryshim të masave, Zemaj thërret konferencë për media

    Reporteri
    11 Dhjetor 2020 | 11:25

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar për sot një konferencë për media, shkruan Reporteri.


    Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në 15:00, atëherë kur publikohet edhe bilanci 24 orësh me Covid-19.

    “Konferenca mbahet sot, më 11 dhjetor (e premte) 2020, duke filluar nga ora 15:00 në Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet tutje në komunikatë.

    Aty nuk është specifikuar nëse Zemaj do të flasë edhe për për rishikim të masave, mirëpo këtë e paralajmëroi dje shefi i tij në Qeveri, Avdullah Hoti.

    Hoti tha se në fund të kësaj jave do të bëhet një rivlerësim i përgjithshëm i masave si dhe do të shikohet nëse do të rishikohet ndonjëra nga masat e ndërmarra në luftimin e kësaj pandemie.

    Ndryshe, në Kosovë vazhdon të ketë shifra të larta të infektimeve dhe rasteve të reja me Coronavirus. Vetëm, dje u regjistruan 13 të vdekur dhe 562 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!