×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti pas takimit me përfaqësuesin e BE-së: Pres që marrëveshja të arrihet sa më parë

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 19:38

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit që ka pasur me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi tha se pret që sa më parë të arrihet marrëveshja ndërmjet dy vendeve, e cila është e rëndësishme për qytetarët dhe stabilitetin e rajonit dhe gjithë BE-së, shkruan Reporteri.net.


    “E njoftova z.Lajçak për qasjen tonë ndaj dialogut, një dialog që përfundimisht e mbyll marrëveshjen dhe çështjet e hapura që kemi me fqinjin tonë. Për një dialog që çon te njohja reciproke dhe që i hap Kosovës rrugë eurointegruese sikurse çdo vend tjetër. Kjo marrëveshje është e rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve, për të gjithë rajonin dhe stabilitetin e BE-së. Jam I kënaqur me mesazhet që na i shfaqi z.Lajçak për përkushtimin e tij në emër të 27 vendeve. Dhe unë pres që sa më parë të arrijmë një marrëveshje përfundimtare. I shfaqa gatishmërinë tonë, për platformën tonë, jemi duke zhvilluar bisedime që të bëhemi të gjitha palët në përputhje që ka secili institucion karshi këtij procesi”, tha Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!