×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti pas takimit me Ursula von der Leyen: Shpresojmë për liberalizimin e vizave

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 20:41

    Kryeministri Avdullah Hoti nga Brukseli ka njoftuar se në takimin me kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka ngritur çështjen e liberalizimit të vizave duke e përsëritur se Kosova i ka plotësuar kriteret e kërkuara.


    Ai tha se shpreson që BE-ja t’i vlerësojë arritjet e Kosovës dhe t’ia jep vizat kosovarëve.

    “Institucionet e Kosovës me punë të vazhdueshme kanë shënuar rezultate të prekshme në përmbushje të kritereve për liberalizim të vizave dhe shpresojmë se Bashkimi Evropian do t’i vlerësojë këto arritje e t’i heqë vizat për kosovarët”.

    “Këtë çështje e kam ngritur edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Me kryetaren biseduam edhe për çështjet e tjera të aktualitetit politik dhe gatishmërinë e Qeverisë së re të Kosovës për qeverisje të mirë dhe transparente”, ka shkruar Hoti.

    Ai gjatë ditës ka pasur takime të shumta në Bruksel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!