×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti pas takimit për dialog do të mbajë konferencë për medie

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 10:50

    Sot ka filluar takimi për dialogun Kosovë-Serbi.


    Takimi mbahet nëpërmjet videolidhjes sipas njoftimit të EEAS dhe ka filluar në ora 10:00.

    Në takim gjithashtu marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel, dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina.

    Diskutimet sipas njoftimi të EEAS pritet të përfundojnë në ora 15:00. Ndërsa, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, do të dal para mediave me një konferencë për media që do të fillojë nga ora 16:00.

    Konferenca mbahet në oborrin e Qeverisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!