×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti pasi u nominua për kryeministër: Jemi favorit për t’i fituar zgjedhjet

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 15:38

    Avdullah Hoti do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.


    Kjo është konfirmuar në një konferencë për media të kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, shkruan Reporteri.net.

    Mustafa ka thënë se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë.

    Kreu i LDK-së ka thënë se Qeveria Hoti ka bërë punë të mirë dhe ka qenë shumë e zellshme në luftën kundër pandemisë. Sipas tij, kjo i ka shtyrë që ta nominojnë sërish Hotin për kandidat për kryeministër nga radhët e LDK-së.

    Ndërkohë qeverisjen e tij të derimëtashme e ka lavdëruar edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

    Hoti ka thënë se Qeveria e tij ka bërë një sërë reformash, për çka ka thënë se është i bindur që LDK-ja është favorite për të fituar zgjedhjet.

    “Jam tepër i kënaqur për vlerësimin që LDK i ka bërë Qeverisë. Besoj që gjatë këtyre 7 muajve të qeverisjes kemi luftuar krimin dhe korrupsionin, kemi kthyer partneritetet që janë dëmtu dhe kemi bërë një sërë reformash. Në javët e ardhshme do të dalim para qytetarëve me ofertën programe. Unë jam i bindur se ne jemi favoriti kryesor për ti fituar këto zgjedhje bazuar në punën e mirë që kemi bërë dhe jo sondazhet që bëhen poshtë e lartë”, u shpreh Hoti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!