×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti pasi VV ia pamundësoi zëvendësit të tij pjesëmarrjen në seancë: Veç vota e qytetarëve i ndalon njerëzit me hy në Kuvend

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 18:13

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë zëvëndësi i tij, Driton Selmanaj vetëm po kryen detyrën e tij.


    Ai duke iu referuar veprimeve të deputetëve të Vetëvendosjes, ku bllokuan seancën e sotme pas prezencës në të, të Driton Selmanajt, i quajti sjellje joparlamentare të tyre.

    ”Zotëri Selmanaj po ndihet shumë mirë, po e kryen detyrën e vet”.

    ”Këtu janë disa deputetë që po sillen në mënyrë joparlamentare duke mos lejuar të zhvillohet seanca në mënyrë normale”.

    A do të vazhdoni të shkoni në seanca prapë përkundër insistimit?, u pyet tutje Hoti nga Klan Kosova.

    ”Veç vota e qytetarëve i ndalon njerëzit me hy në Kuvend, askush tjetër”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!