×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti për dialogun Kosovë-Serbi: Ne ishim afër fundit të procesit

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 23:56
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

    Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti thotë se nuk po sheh përparim në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas Hotit, në kohën kur ai ishte në krye të ekzekutivit dhe udhëhiqte dialogun Kosovë-Serbi ishte afër përfundimit të këtij procesi.

    “Nuk e di a kemi qenë afër arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare por unë jam i sigurt që kemi qenë afër fundit të procesit, me fund të procesit po nënkuptoj që ne në korrik të vitit 2020 në Samitin e Parisit jemi dakorduar për qëllimin e procesit të dialogut që ishte njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve”, tha Hoti ne ATV.

    Ish-kryeministri thotë se në marrëveshje ishte paraparë edhe çështja e të pagjeturve.

    “Njohja reciproke ka qenë akt politik që duhej të ndodhte në fund të procesit të dialogut ndërkaq normalizimi i marrëdhënieve është zbatim i Konventave Ndërkombëtare për të rregulluar çështjet me ekonominë me lëvizjen e lirë dhe të gjitha fushat pa përjashtim, por në marrëveshjen finale për njohje reciproke ne kemi insistuar që të jenë disa prej pikave kryesore përfshirë çështjen e të pagjeturve, pikë e parë ishte njohja reciproke, pikë e dytë ishte të pagjeturit”.

    Hoti thotë se me përfundimin e temave Serbia do të mbështetej për muri.

    “Deri në muajt e parë të këtij viti ne e konsumonim procesin, me këtë nënkuptoj që ne e trajtojmë me delegacionin serb në prani të Brukselit dhe me mbështetje të Shtëpisë së Bardhë ne e konsumonim të gjitha temat edhe vinim në fund të procesit. Nuk e di a do të mbyllej procesi por unë jam i sigurt që do të vinim në fund të procesit ku do i thuhej Serbisë mjaftë është mjaftë”, shtoi tutje Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!