×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti për Qeverinë Kurti: Mashtrues e të paaftë, me tendencën për të kapur gjithçka

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 16:25

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se nga sot ushtruesi i detyrës së Zëvendësguvernatorit bëhet ushtrues detyre i Guvernatorit, dhe sipas tij kjo gjë nuk është parë në këto 20 vitet e fundit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në Facebook, Hoti i ka quajtur Qeverinë Kurti të paaftë dhe mashtrues, pasi siç shkruan ai gjatë vitit 2022 e kanë bojkotuar zgjedhjen e zëvendësguvernatorit, ndërsa tani edhe po e dëmtojnë procesin e zgjedhjes.

    “Nga sot, ushtruesi i detyrës së Zëvendësguvernatorit bëhet ushtrues detyre i Guvernatorit. Ky marifet nuk është parë në 20 vjet. Këta mashtrues e të paaftë, me tendencë për të kapur gjithçka, gjatë tërë vitit 2022 e kanë bojkotuar zgjedhjen e zëvendësguvernatorit. Ndërkaq, tani e kanë dëmtuar edhe procesin e zgiedhjes së Guvernatorit duke bërë shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes”, ka shkruar Hoti.

    Tutje, Avdullah Hoti thotë se nga kjo situatë vetë Kryetari i Bordit të BQK-së mund të marrë detyrën e Guvernatorit e një gjë e tillë është dëm për ekonominë, e një mesazh i keq për tregun financiar.

    “Kjo ka krijuar situatë të jashtëzakonshme, në të cilën vetë Kryetari i Bordit të BQK-së mund të marrë detyrën e Guvernatorit. Tmerr. Dëm për ekonominë. Mesazh shumë i keq për tregun financiar dhe investitorët e jashtëm e të brendshëm”, ka shkruar Hoti në Facebook./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!