Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për takimin që pritet të mbahet më 27 qershor në Uashington mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Hoti ka thënë se në fokus të takimit do të jetë bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.
Ai ka paralajmëruar projekte madhore infrastrukturore që sipas tij e ndryshojnë komplet peizazhin ekonomik të Kosovës, shkruan Reporteri.
“Presim të fillojë procesi i dialogut, fokusi do të jetë bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, ne jemi duke i zhvilluar idetë tona, projekte madhore infrastrukturore që ndryshojnë komplet peisazhin ekonomik të Kosovës. Janë disa projekte që unë besoj që për një periudhë afatmesme do ta kthejnë Kosovën në qendër të aktivitetit ekonomik në nivel të regjionit”, u shpreh Hoti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.