Kryeministri në deytrë, Avdullah Hoti, njëherit kandidat i LDK-së për kryetar qeverie, Avdullah Hoti, ka publikuar videon nga nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Donald Trump.
Duke kujtuar nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Hoti thotë se bashkëpunimi dhe miqësia me Amerikën kultivohet vetëm me LDK-në, shkruan Reporteri.net.
“Me LDK-në, Republika e Kosovës thellon bashkëpunimin dhe kultivon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Hoti.
Kujtojmë se Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 4 shtator të vitit të kaluar nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Ky i fundit kishte deklaruar se Serbia dhe Kosova ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike, duke e cilësuar këtë si “një tjetër angazhim historik”.
Në dokumentin e nënshkruar parashikohet vënia në jetë e lidhjeve rrugore dhe hekurudhore mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe projekte të tjera me një vlerë të përgjithshme që e kalon shifrën 1 miliard euro. /Reporteri.net/.