×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti kërkon debat për dialogun para takimit të 27 shkurtit në Bruksel

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 11:13

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti i ka drejtuar disa pyetje karshi Qeverisë së Kosovës, para takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që do të zhvillohet të hënën më 27 shkurt.

    Ai tha se ende nuk dihet qëndrimi i Kosovës për çfarë do të ndodhë të hënën, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

    Hoti, pyeti po ashtu se cila është përmbajtja e plotë dhe finale e planit të BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    “Intervenimi im në emër të GP për debatin që kishim për dialog, që nuk përfundoi. Kryeministri u largua nga seanca e fundit pa asnjë njoftim. Tash, të hënën është takimi në Bruksel. Nuk dihet çfarë pozicioni do të mbajë Qeveria e Kosovës atje. Pyetjet janë legjitime, cila është përmbajtja e plotë dhe finale e planit franko-gjerman. Cili është qëndrimi i qeverisë ndaj këtij plani? Çfarë vërehtje janë dërgua dhe cilat prej tyre janë marrë parasysh?”, tha ai në Kuvendin e Kosovës.

    Deputeti i LDK-së po ashtu pyeti se çfarë vërejtje i janë dërguar fund-vitin e kaluar dhe cilat vërejtje janë marrë parasysh në draftin që do të diskutohet të hënën.

    “Cili është qëndrimi i kryeministrit për marrëveshjet paraprake, në veçanti për marrëveshjet për Asociacionin. A është kryeministri kundër kësaj marrëveshje që e ka kundërshtuar. A insiston kryeministri vetëm në marrëveshjen me njohje reciproke, apo është i gatshëm t’i përbijë sharjet dhe kritika nga oponentë politikë që sot janë në opozitë, e ta pranojë marrëveshjen pa njohje duke e lënë problemin të hapur. Është obligim kushtetues që të informohet Kuvendi për këto çështje, dhe që është e domosdoshme që ky debat të kryhet para të hënës”, shtoi Hoti gjatë seancës plenare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!