×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Qeveria ka platformën për dialogun me Serbinë, parimet dhe vijat e kuqe

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 12:03

    Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës kërkoi që të mos vihet në votim rezoluta për dialogun por të punohet për një tjetër rezolutë që do të ketë harmonizimin e qëndrimeve të të gjitha partive politike.


    Ai tha se pas debatit që është bërë edhe në seancën e kaluar është vërejtur që nuk ka disponim që të themelohet Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e dialogut me Serbinë, por që të raportojë në Kuvend.

    Kryeministri tha se tashmë ai ka prezantuar platformën e Qeverisë për dialogun, parimet dhe vijat e kuqe.

    Hoti kërkoi që të mos vihet në votim Projekt rezoluta për dialogun dhe të hartohet një që do të ketë harmonizimin e të gjitha qëndrimeve të partive politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!