×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti-qytetarëve: Na ndihmoni që të mos e mbyllim komplet ekonominë

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 14:41

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie ka thënë se vendi ynë rrezikohet nga vala e dytë e koronavirusit dhe ka treguar masat që do ndërmerren për ta mbajtur situatën në kontroll.


    Ai ka kërkuar ndihmë nga qytetarët dhe ka bërë apel që t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ose në të kundërtën detyrohen ta mbyllin ekonominë sikur herën e parë, shkruan Reporteri.net.

    “Mesazhi që unë dëshiroj ta jap sot drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët është që jemi në rrezik nga vala e dytë, na ndihmoni që të mos e mbyllim komplet ekonominë sikur që ka ndodhë para tre muajve”, ka thënë Hoti.

    Kryeministri ka shtuar se do të rritet numri i infermierëve nëpër klinika dhe se do t’i furnizojnë ekipet mjekësore nëpër pikat kufitare. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!