×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Raporti i Komisionit Evropian konfirmoi se po mbajmë të plotësuara kriteret për viza

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 17:37

    Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje të kabinetit të kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti.


    Kryeministri Hoti tha se raporti i Komisionit Evropian tregoi se Kosova vazhdon të mbajë të plotësura kriteret për vizat.

    “Siç e keni parë dje, Komisioni Evropian ka publikuar raportin për Kosovën me gjetje kyçe dhe sërish u konfirmuar se Kosova vazhdon t’i mbajë të plotësuara kriteret për liberalizimin e vizave”, tha Hoti.

    Shefi i qeverisë tha po ashtu se ekzekutivi do të përgatisë një plan të veprimit lidhur me sfidat që raporti ka paraqitur për Kosovën.

    “Ky raport sheh angazhimin e qeverisë së Kosovës për fqinjësi të mirë me shtetet e rajonit. Atë që do të bëjmë ne është do të përgatisim plan të veprimit për secilën nga fushat. Shpejt të sjellim në qeveri adresimin e sfidave të paraqitura në këtë raport”, tha Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!