Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, nuk do ta pranojë propozimin e ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani për drejtorin e ri të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.
Ai ka thënë se emri që Osmani e ka propozuar nuk e ka përvojën e nevojshme për të marrë një përgjegjësi të tillë.
“Nuk jemi dakorduar. Nuk ka dakordim për personin që duhet të emërohet në pozitën e drejtorit të AKI-së. Ligji kërkon që brenda 20 ditësh nga momenti që lirohet pozita të emërohet. Nuk do të arrijmë që ta zgjedhim drejtorin në këtë mandat qeverisës. AKI-ja vazhdon punën e vet, është zëvendësdrejtoresha e cila po e kryen punën e saj plotësisht”, tha ai në Klan Kosova.
Hoti ka thënë se pozita e drejtorit të AKI-së është e ndjeshme.
“Nuk do ta pranoj propozimin e Vjosa Osmanit. Nuk mund të pranoj njerëz, nuk po them anonimë, pa përvojën dhe maturitetin e nevojshëm për të marrë përgjegjësi të tilla, sepse është tepër e rëndësishme dhe e ndjeshme kjo pozitë. Unë vlerësoj që ai propozim nuk e ka dakordimin tim”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.