Kryeministri Avdullah Hoti ka arritur në presidencë, aty ku për pak minuta pritet të fillojë takimin me u.d e presidentit Vjosa Osmanin.
Takimi Hoti-Osmani vjen pak ditë pas tërmetit politik që ka shkaktuar Specialja në vend, duke arrestuar katër prej figurave më të rëndësishme politike të Kosovës që nga paslufta, e njëherisht edhe ish-anëtarë të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, raporton Gazeta Express.
Pas konfirmimit të aktakuzës, Kosova ka mbetur pa president të vendit, pasi që Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë.
Vjosa Osmani mund të qëndrojë si u.d. e presidentit për gjashtë muaj në rast se nuk arrihet të votohet një president i ri në seancë të Kuvendit.
Nëse as pas këtij afati nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.