×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti sot në interpelancë për Ujmanin

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 8:07

    Dy seanca do të mbahen sot në Kuvendin e Kosovës.


    Njëra është vazhdim i seancës me pikat e mbetura nga të kaluarat, ndërsa tjetra është seancë e re, ku Hoti do të jetë në interpelancë për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.

    Vazhdimi i seancës fillon në ora 09:30, ndërsa seanca e re në ora 11:00.

    Rendi i ditës i seancës së re plenare:

    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    Pyetjet parlamentare,

    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

    Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”,

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,

    Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019,

    Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Personale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,

    Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2019,

    Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Komisionit për Ndihmë Shtetërorë për vitin 2019.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!