×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti sot raporton në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 7:05

    Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë punimet e seancës plenare të datës 11 qershor me pikat e pambaruara si dhe do të mbaj seancë të re në të cilën do te mbahet interpelanca me kryeministrin, Avdullah Hoti lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.


    Interpelnaca e Hotit është kërkuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në vazhdimin e seancës, e cila do të nis në orën 10:00 pritet të shqyrtohen pesë projektligje: Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, si dhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

    Ndërkaq në seancën e re e cila do të nis në orën 11:00, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare si dhe Interpelancës së kryeministrit Avdullah Hoti dhe raportimit të tij dhe debatit paralamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Kuvendi pritet të formojë Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit shqiptar, si dhe atë për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

    Pikë e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë edhe propozimi i GP Nisma Socialdemokrate për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Kujtojmë se Hoti më 25 qershor do të jetë i ftuar në kryeqendrën evropiane i ftuar nga emisari special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Më pas delegacioni i Kosovës i prirë nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të ketë takime në Washington me datë 27 qershor. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!