×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Sot u ridëshmua se Marrëveshja e Washingtonit ka qenë historike

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 20:25

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pas formalizimit të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, ka thënë se sot u ridëshmua se Marrëveshja e Washingtonit ka qenë historike, që e fuqizon sovranitetin e Kosovës.


    Ai më tej thotë se kjo marrëveshje e kthen Kosovën në nyje gjeo-strategjike në Ballkan, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Sot u ridëshmua se Marrëveshja e Washingtonit ka qenë historike, që e fuqizon sovranitetin e Kosovës, që e kthen Kosovën në nyje gjeo-strategjike në Ballkan.

    Partneriteti me SHBA ?? e solli njohjen nga Izraeli ??, do ta sjell hekurudhën për Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime nga bizneset amerikane.

    Kundërshtarët pres që së paku të falënderojnë popullin izraelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!