Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe komandatin e KFOR-it, Michele Risi, nuk ka treguar nëse do të ndërtohet rruga Deçan-Plavë kah Manastiri.
Hoti ka thënë se diskutimet do të ndodhin për këtë çështje edhe ditët e javët në vazhdim.
“Ne jemi për të respektuar ligjet dhe vendimet që nxjerrin institucionet e vendit, por edhe jemi për të gjetur zgjidhje për të promovuar interesat e qytetarëve të Deçanit dhe për të treguar kujdesin e nevjoshëm për objektet e trashëgimisë kulturore siç është Manastiri i Deçanit. Disktutimet do të vazhdojnë edhe në ditët dhe javët në vazhdim”, tha Hoti, shkruan Reporteri.net.
Por i pyetur disa here nga gazetarët se a do të ndërtohet rruga, kryeministri Hoti nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
Kurse kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se përkushtimi është që rruga të ndërtohet dhe të zgjidhet konteksti në tërësi.
“Jemi në rrugë të mirë që të zgjidhen të gjitha problemet që përballet Deçani një kohë të gjatë”, tha ai. /Reporteri.net/.