Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për kushtet dhe sfidat që ata përballen, veçanërisht pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Hoti me këtë rast i ka siguruar pensionistët se Qeveria do t’ju qëndrojë afër dhe do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të tyre.
“Qeveria është e përkushtuar dhe do t’ju qëndrojë afër të gjithë qytetarëve, si dhe po i trajton me seriozitet sfidat e tyre, përfshirë këtu edhe pensionistët, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për zhvillimin e shoqërisë”, theksoi Hoti.
Ndërsa, përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve falënderuan Hotin për pritjen, si dhe e vlerësuan angazhimin e tij për trajtim të kërkesave të tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.