×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Të mblidhet Qeveria dhe të hiqet taksa

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 20:06

    Pas presionit të madh të Amerikës ndaj Kosovës për heqjen e taksës, ka pasur reagime të ndryshme.


    I tillë është reagimi i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, i cili bëri thirrje që të mblidhet Qeveria dhe të hiqet taksa.

    Sipas Hotit nuk duhet që Kosova të mbetet peng e një vendimi që ka qenë i domosdoshëm, e që tash po e dëmton Kosovën.

    “Qeveria duhet te mblidhet per te hequr taksen. Nuk mund te mbesim peng te nje vendimi qe ka qene i domosdoshem, por tash po e demton Kosoven. Miqesia e perhershme me SHBA nuk cenohet. Ne e garantojme kete miqesi. Nuk eshte interes i qytetareve te Kosoves te prishet kjo miqesi, qe solli paqen ne Ballkan dhe lirine e pavaresine per shqiptaret. Nese demtohet miqesia me ShBA, atehere demtohet shtetesia e Kosoves, te cilen gje nuk lejojme te ndodhe. Prandaj, me perpara prishet Qeveria, se miqesia me SHBA”, ka shkruar Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!