Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për zgjedhjen e Presidentit dhe takimin e paraparë me liderët e partive politike për këtë çështje.
Hoti ka folur para mediave në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të para të përfituesve të Programit për Zhvillim Rural i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa.
Hoti u shpreh se lideri i LDK’së, Isa Mustafa është duke u marrë me organizimin e tryezës së partive politike.
“Jemi duke bërë përpjekje që sa më parë t`i bashkojmë forcat politike për këtë çështje. Pa paragjykuar asnjë datë. Disa prej partive politike i kanë dhënë pozicionet e tyre për çështjen e presidentit, por ende nuk ka ndodhur një takim formal. Jemi duke u angazhuar që ky takim të ndodh sa më shpejt, dhe kryetari Mustafa është duke u marr me këtë çështje. Shpresoj që ky takim të ndodh sa më parë. Vetëm në tavolinë të partive politike të gjendet vullnet për ta tejkaluar këtë situatë, ose të tregohet maturia politike për të dal nga kjo situata më pas”, ka thënë Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.