×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti thumbon Kurtin që vizitoi varrin e Konicës, publikon foto të Rugovës bashkë me Bukoshin

    Reporteri
    22 Maj 2022 | 23:03

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë një postim me të cilin thumboi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kurti bëri një vizitë në varrin e Faik Konicës në Boston të SHBA-së, por në fakt eshtrat e Konicës ka 27 vjet që janë kthyer në Shqipëri.

    Eshtrat e Konicës janë kthyer në Shqipëri në vitin 1995.

    Hoti ka postuar një foto të ish-presidentit Ibrahim Rugova i cili së bashku me Bujar Bukoshin kishin qenë prezent në ceremoninë e kthimit të eshtrave të ish-publicistit të njohur shqiptar.

    “Presidenti Rugova dhe Kryeministri Bukoshi në ceremoninë e kthimit të eshtrave të Faik Konicës në Shqipëri”, shkruan Hoti në postimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!