×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti tregon nëse Lumir Abdixhiku do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 15:58

    Asamblistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, kanë shpërndarë fotografi me Lumir Abixhikun, i cili është ndër emrat kryesor të përmendur për kandidat për të marrë mandatin e të parit të kryeqytetit.


    Në fotot e asamblistëve të LDK-së, ka edhe mbishkrime të cilat lënë të kuptohet se Lumir Abdixhiku mund të jetë kandidati i LDK’së për kryetar të Prishtinës.

    Për këtë çështje sot është pyetur kryeministri Avdullah Hoti, që është edhe nënkryetar i LDK-së.

    Ai ka mohuar se është diskutuar në parti emri i Lumir Abdixhikut si kandidat për kryetar të Prishtinës.

    Hoti ka thënë se asnjëherë nuk kanë diskutuar për një gjë të tillë në parti.

    “Nuk kemi biseduar, nuk jemi në atë pikë”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!