×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti tregon prapaskenat e Marrëveshjes së Washingtonit

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 21:00

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se çfarë ka ndodhur në takimin mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Washington.


    “Kjo marrëveshje duhej të arrihej në qershor. Presim që të shkojmë më një marrëveshje që sjellë tek njohja reciproke. Takimi u organizua për mbledhje ekonomike. Na treguan se do të ketë edhe elemente politike nga marrëveshja”, tha Hoti në Pressing.

    “Në pikën 10 është folur për njohje të minoriteteve, njohje reciproke e kështu. Jo eksplicit për njohje reciproke të shteteve. Ka pasur një draft fillestar, e që më pas është rregulluar pak. Kemi qenë kundër minishengenit, kemi kërkuar që ajo të largohet, por na thanë që është kërkesë e presidentit Trump. E kemi pranuar. Do të kemi takime me shtetet që janë pajtuar të jenë pjesë e kësaj iniciative. Do të trajtohemi barabartë ose nuk futemi”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!