Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me presidentin francez Emanul Macron është pyetur nëse ka diskututuar për paralajmërimet e Gjykatës Speciale për aktakuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Hoti ka thënë se kjo është në temë që nuk ka vend në takime të tilla por ka diskutuar për implikimet që ka sjellë në Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Sigurisht që kjo është një temë që nuk ka vend në takime të tilla por diskutuam për implikimet që kanë ndodhur në Kosovë për këto pretendime, sepse nuk janë akuza të të konfirmuara nga gjykatësi por vetëm pretendime të dorëzuara nga prokurori. E informova presidentin Macron se ne jemi duke e shqyrtuar me shumë kujdes, Qeveria e Kosovë i respekton të gjitha obligimet kushtetuese që kemi si shtet dhe obligimet ndërkombëtare. Do të jemi partner i besueshëm i BE-së”, tha Hoti në një paraqitje për televizionin publik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.