×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Vaksinat anti-Covid do të vijnë në shkurt, së pari do të vaksionohen mjekët dhe të moshuarit

    Reporteri
    06 Janar 2021 | 11:11

    Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media ka bërë të ditur se saktësisht 535 mijë vaksina anti-Covid do të vijnë nga kompania Pfizer.


    Ai ka thënë se sikurse në vendet e regjionit, edhe në vendin tone vaksinat do të vijnë në muajin shkurt.

    Hoti ka bërë të ditur se së pari do të vaksionohen mjekët dhe të moshuarit.

    Hoti ka thënë se plani është që 20 mijë qytetarë të Kosovës do të vaksinohen brenda ditës, shkruan Reporteri.net

    “20 mijë qytetarë brenda ditës dhe kjo na jep komoditet të mjaftueshëm që për një periudhë të shkurtë kohore ne të vaksinojmë një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve. Ne presim që vaksinat e para të vijnë në shkurt që do të shpërndahen sipas strategjisë së imunizimit”, u shpreh Hoti.

    Secili i vaksinuar do të pajiset me një kartelë universale e cila dëshmon se një person është vaksinuar.

    Ai tutje tha se janë duke zhvilluar bisedime me Austrinë për 600 mijë vaksina dhe me Kovax për 700 mijë.

    Hoti tutje foli edhe për gjendjen aktuale epidemiologjike, derisa tha se numri i të infektuarve ditëve të fundit ka rënë, për çka ai paralajmëroi se do të rishikohen masat në fuqi.

    “Numrat e të infektuarve në baza ditore kanë ra dhe ky është lajm i mirë, ne jemi duke rishikuar strategjinë e re dhe të përgatitemi që të hapet ekonomia në javët e ardhshme dhe të bëhemi gati për vitin e ri shkollor”, është shprehur ai

    Kurse Zemaj dje bëri të ditur se vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së.

    “Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tone”, tha Zemaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!